Architect
Описание от работодателя
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the staffing industry, with our core focus on Candidates and Clients.
Arkitekt Teknik – Fasada ,Dyer & Dritare
Përshkrimi i Pozicionit
Kompania jonë, e specializuar në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe sistemeve të fasadave në alumin
dhe PVC, kërkon të punësojë një Arkitekt Teknik me fokus në zbërthimin e projekteve, hartimin e vizatimeve teknike (shop drawings) dhe koordinimin midis projektimit, prodhimit dhe montimit. Pozicioni është kyç për realizimin e saktë teknik të projekteve dhe kërkon një profil praktik, të organizuar dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.
1. Zbërthimi i projekteve arkitektonike
Leximi dhe analizimi i projekteve arkitektonike (DWG, PDF, BIM)
Zbërthimi i fasadave, dritareve, vetratave dhe elementeve të tjerë nga projekti i përgjithshëm
Identifikimi i tipeve, dimensioneve dhe sistemeve të përdorura
Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me kushtet teknike dhe mundësitë e prodhimit
2. Hartimi i vizatimeve teknike (Shop Drawings)
Përgatitja e vizatimeve teknike për prodhim (2D / 3D)
Hartimi i planeve, prerjeve dhe detajeve të fasadave
Detaje lidhëse (ankorime, profile, xhama, aksesorë)
Përditësimi i vizatimeve sipas komenteve të klientit, arkitektëve apo inxhinierëve
3. Koordinimi me klientë dhe projektues
Komunikim dhe bashkëpunim me arkitektët e projektit
Koordinim me inxhinierë strukturorë dhe mekanikë
Pjesëmarrje në takime teknike
Sqarim dhe prezantim i zgjidhjeve teknike të propozuara
4. Zgjedhja e materialeve dhe sistemeve
Përzgjedhja e sistemeve të aluminit, PVC dhe fasadave
Zgjedhja e tipeve të xhamave (double, triple, low-e, laminated)
Sugjerime për optimizim teknik, estetik dhe ekonomik
Përshtatja e zgjidhjeve me buxhetin e projektit
5. Mbështetje për ofertim dhe kosto
Përllogaritja e sipërfaqeve dhe elementeve teknike
Zbërthim sasior për preventiv
Bashkëpunim me departamentin e kostos dhe ofertimit
Identifikimi i zgjidhjeve më ekonomike pa komprometuar cilësinë
6. Mbështetje për prodhim
Përgatitja e dokumentacionit teknik për repartin e prodhimit
Sqarime teknike për teknikët dhe punëtorët
Kontroll i përputhjes së prodhimit me vizatimet teknike
7. Mbikëqyrje gjatë montimit (nëse kërkohet)
Kontroll i zbatimit të punimeve në kantier
Zgjidhje e problemeve teknike në terren
Adaptim i vizatimeve sipas situatës reale
8. Dokumentacion përfundimtar
Përgatitja e vizatimeve As-Built
Dosje teknike për klientin
Manuale mirëmbajtjeje (nëse kërkohen)
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Diplomë në Arkitekturë (ose Inxhinieri Ndërtimi – avantazh)
Përvojë në projekte dyer/dritare, fasada ose sisteme alumini/PVC
Njohuri shumë të mira të AutoCAD
Njohuri të Revit / BIM (avantazh)
Njohuri bazë të Excel
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
Çfarë Ofrojmë
Punë afatgjatë në një kompani në rritje
Projekte reale dhe sfiduese
Ambient profesional dhe bashkëpunues
Pagesë konkurruese
Mundësi zhvillimi profesional